Ylli i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica është deklaruar pas lëndimit që pësoi të skuadra e tij, Werder Bremen.
Kosovari u lëndua gjatë stërvitjes dhe lëndimi duket mjaftë seriozë, meqenëse nuk do rikthehet para janarit.
Rashica përmes një komunikate në Twitter u shpreh se nëse rrëzohesh shtatë herë duhet të ngrihesh tetë herë.
“Rrëzohu shtatë herë, ngrihu tetë herë”, shkroi ai.
Fall down seven times, get up eight ?? pic.twitter.com/YfaV2id6Tg
— Milotrashica (@milotrashica) December 3, 2020
Ky lëndim gjithashtu ka shkaktuar edhe probleme të tjera për Rashicën, që tani do mbetet të Werderi deri në qershor.