Rashford, Sancho dhe Saka ofendohen rëndë në rrjetet sociale pas humbjes nga Italia

Italia ka mposhtur Anglinë në finalen e Kampionatit Evropian.

Kombëtarja e Italisë është shpallur kampion i “Euro 2020” pasi mposhti Anglinë pas ekzekutimit të penalltive.

Në gjuajtjet e penalltive të pasaktë për Anglinë u treguan Marcus Rashford, Jadon Sancho dhe Bukayo Saka.

Pikërisht ndaj këtyre tre futbollistëve filluan ofendimet e rënda të tifozëve anglez në drejtim të tyre, kryesisht ofendime në baza racore, duke shprehur mllefin që kishin ndaj tyre shkaku i penalltive të humbura.

Pas këtyre ndodhive ka reaguar ashpër skuadra e Anglisë përmes një postimi në llogarinë e tyre në Twitter.

“Federata e Angisë dënon ashpër të gjitha format e diskriminimit dhe jemi të zhgënjyer nga racizmi që u është bërë disa prej lojtarëve tanë të Anglisë në mediat sociale”.

“Kushdo që bën një sjelljeje të tillë të neveritshme nuk është i mirëpritur të ndjekë ekipin. Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbështetur lojtarët që janë ofenduar, dhe kërkojmë dënimet më të ashpra të mundshme për bërësit e tyre”

“Kompanitë e mediave sociale gjithashtu duhet të marrin përgjegjësi dhe masa për të ndaluar abuzuesit nga platformat e tyre, të mbledhin prova që mund të çojnë në ndjekje penale duke i liruar platformat e tyre të lira nga këto abuzime të tmerrshme, reagimi i federatës angleze”, u tha në njoftimin e federatës angleze.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *