Rashani tregon arsyen pse nuk u ftua te kombëtarja e Kosovës

Elbasan Rashani ka treguar se pse nuk është grumbulluar te kombëtarja e Kosovës, për ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Kosova sot publikoi listën me emrat e ftuar dhe në sy ranë disa ndryshime. Një nga ta ishte mungesa e emrit të Rashanit.

Lojtari së fundmi ka folur për ‘Telegrafin’, ku ka treguar arsyen për mos-grumbullimin. Vendimi del të ishte i përbashkët me trajnerin.

“Së fundmi kam pësuar dy lëndime të njëpasnjëshme dhe kam biseduar me trajnerin ku kemi marrë vendim të përbashkët që mos të rrezikojmë për ndonjë lëndim më të rëndë”, ka thënë Rashani.

“Uroj që shokët e Kombëtares të marrin rezultate sa më të mira nga këto katër ndeshje dhe në grumbullimin e ardhshëm shpresoj që të jem mirë dhe do të jem aty”, deklaroi anësori.

Rashani ka qenë një nga lojtarët me formën më të lartë nga lojtarët e Kosovës së fundmi. Mungesa e tij konsiderohet si mungesë e rëndësishme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *