Elbasan Rashani ka vazhduar shkëlqimin në elitën e futbollit francez Ligue 1 edhe në xhiron e 26-të.
Sulmuesi nga Kosova si gjithmonë e ka nisur nga minuta e parë ndeshjen ndaj Bordeaux që për momentin është 1-1.
Mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin e Guilavogui në minutën e 13-të për 0-1.
Por ishte reprezentuesi kosovar që barazoi shifrat në 1-1 duke shënuar në minutën e 32-të.
Rashani u asistua bukur nga Zedadka dhe me një goditje të fortë brenda portës barazoi shifrat në 1-1.
Për Rashanin ky ishte goli i gjashtë në Ligue 1 derisa ka bërë edhe tre asistime.
Joli centre de Zedadka et derrière Rashani en une seule touche met la balle au fond.
Très beau but pour Clermont #CF63FCGB pic.twitter.com/KcJVRzouk5— Chebli Ishaq (@IshaqChebli) February 27, 2022