Trajneri i Kombëtares së Kosovës Bernard Challandes së bashku me zyrtarët e Federatës së Futbollit javën e kaluar kanë zhvilluar takim me mesfushorin Orges Bunjaku dhe babain e tij.
Burime të Indeksonline, bëjnë të ditur që futbollisti i Baselit ka pranuar të luaj me Kosovën.
19 vjeçari ka qenë pjesë e grupmoshave U17 dhe U19 të Zvicrës.
Bunjaku ka debutuar si 18 vjeçar në elitën e futbollit zviceran me Baselin.
Sivjetka regjistruar 8 paraqitje në të gjitha gara, duke debutuar edhe në Ligën e Evropës kundër CSKA Sofiës.