Trajneri i përkohshëm i Manchester Unitedit, Ralf Rangnick nuk u përmbajt në kritikat e tij ndaj lojtarëve të tij pas humbjes 4-0 të së martës ndaj Liverpoolit.
“Nuk mendoj se një formacion ndryshe do të ndryshonte gjërat. Goli i parë që pranuam, nuk ishte pjesë e planit të lojës të ishim aq lartë për të pranuar nga kundërsulmi pas pesë minutave. Kjo e ndryshoi lojën. Pjesa e parë, thjesht nuk ishim të mirë sa duhet. Nuk fituam topa të parë ose të dytë. Ishim të dytit në të gjitha zonat relevante.
“Është turpëruese, është zhgënjyese, madje edhe poshtëruese. Duhet të pranojmë se janë gjashtë vite para nesh. Kur erdhi Jurgen Klopp, ndryshoi klubi dhe u ngrit jo vetëm skuadra, por klubi dhe qyteti gjithashtu në një nivel tjetër. Kjo duhet të ndodhë me ne në afatet e ardhshme kalimtare”.