Qeveria e futbollit evropian, UEFA së fundmi e ka përditësuar ranglistën në nivel të klubeve, ku ngritje historike ka bërë kampioni i Kosovës, Ballkani.
Po ashtu, ndryshime ka pasur edhe në skuadra të tjera kosovare si Drita, Gjilani e Dukagjini, të cilat ishin pjesëmarrëse në garat evropiane.
Më së miri në ranglistën e re të UEFA-s gjendet Ballkani, i cili është ngritur për 162 pozita më lartë nga sezoni i kaluar.
Vitin e kaluar kampioni i Kosovës ishte në pozitën e 334-të me 3000 pikë, kurse këtë sezon renditet në vendin e 172-të me 7500 pikë.
Në pozitën e dytë nga skuadrat kosovare renditet ajo e Dritës, e cila zë vendin e 201-të. Gjilanasit kanë rënë për dy pozita për dallim nga viti i kaluar, dhe gjenden në kuotën e 6500 pikëve .
Ngritje ka edhe skuadra e Gjilanit, e cila vitin e kaluar ishte në vendin e 371-të, kurse tani renditet në vendin e 340-të me 3000 pikë të arkëtuara.
3000 pikë i ka edhe Prishtina, e cila ka pësuar rënie nga pozita e 312-të në 345.
Ndërkaq, Dukagjini zë vendin e 370-të në këtë ranglistë me 1500 pikë, ndërsa Llapi gjendet një pozitë më poshtë.
Më poshtë e gjeni ranglistën e UEFA-së për klubet kosovare.