Rangers i tregon ‘derën’ një tjetër futbollisti kosovar!

E ardhmja e sulmuesit kosovar Florian Kamberi ka mbetur në dyshime.

Sulmuesi është i huazuar te skuadra skoceze Ranger nga rivali i tyre Hiberianit, shkruan  Olle.

Megjithatë, Rangersi nuk mund të vendosë pa e ditur nëse do të vazhdohet edicioni në Ligën e Evropës, ku në fazën 1/16 Rangersi përballet me Bayer Leverkusenin.

Në rast se UEFA e vazhdon këtë kompeticion Rangersi do ta transferojë sulmuesin e Shqipërisë ose do t’ia vazhdojë huazimin.

Ndryshe, Kamberi iu bashkua Rangersit në janar dhe ka bërë paraqitje të kënaqshme për skuadrën e Steven Gerrardit.

Te kjo skuadër gjatë janarit ishte larguar edhe futbollisti tjetër kosovar Eros Grezda.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *