Sergio Ramos duket se ka dhënë një sinjal të madh për të ardhmen e tij në Real Madrid mes interesit nga Manchester United dhe Paris Saint-Germain.
Marrëveshja aktuale e spanjollit me “Los Blancos” përfundon në fund të sezonit dhe nuk ka asnjë shenjë të një kontrate të re.
Kapiteni i Real Madridit po kërkohet me ngulm nga “Djajtë e Kuq” dhe nga kampioni në fuqi i Ligue 1.
Mbrojtësi 34-vjeçar thuhet se ka pranuar nga PSG një ofertë joshëse, pasi do të fitonte më shumë se sa merr te madrilenët.
Dhe kjo mund të bëhet një realitet duke gjykuar nga veprimtaria e tij në media sociale e cila bën për një lexim interesant.
Mbrojtësit legjendar ka pëlqyer një postim në Instagram, ku thuhet: “Real Madrid është i bindur që Sergio Ramos do të largohet nga klubi këtë verë”.