Mbrojtësi Sergio Ramos pas lëndimit të cilin e ka pësuar para disa ditëve, nuk do të mund të luajë ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve.
“Sergio Ramos duhet të marrë një periudhë pushimi për shkak të një dëmtimi muskulor të shkallës së ulët në këmbën e tij të djathtë që ndodhi në stërvitje të enjten”.
PSG luan sonte ndaj Nices dhe mbrojtësi ka mbetur jashtë skuadrës. As Neymar dhe Wijnaldum nuk janë ftuar për shkak të lëndimit.
Me këtë lëndim të ri, Ramos ende nuk ka dalë nga tuneli në të cilin ndodhet që nga viti i kaluar, shkruan Marca.
Ai e mbylli keq sezonin me Real Madridin dhe nuk po shkon mirë as me PSG -në . Që nga ardhja e tij, Ramos ka luajtur vetëm pesë ndeshje me PSG-në, dy prej tyre të plota.
Ai ka mundur të luajë vetëm dy ndeshje radhazi, gjë që tregon se gjendja fizike e Ramos është larg.
Ka tre lëndime që nga nënshkrimi i tij për PSG -në, ku problemi kryesor është soleus. Ishte pikërisht soleusi që i dha probleme Ramos në pjesën e fundit të sezonit të kaluar.