Sergio Ramos ka “goditur” krerët e klubit mbretëror të Real Madridit gjatë fjalimit lamtumirës të tij.
Ramos do të largohet përfundimisht nga Real Madridit si lojtar i lirë.
35-vjeçari tha se ka qenë i gatshëm të pranonte ofertën njëvjeçare me klubin, përfshirë këtu edhe ulje të pagës prej 10 përqind, ndonëse ai kërkonte dy vite vazhdim.
Por, sipas Ramos, ajo ofertë kishte skaduar pa dijenin e tij.
“Në muajt e fundit Real Madrid më ofroi një ofertë prej 1 viti me 10 përqind më pak rrogë. Paratë nuk ishin kurrë problemi. Doja 2 vjet, atëherë e pranova propozimin … por oferta për rinovimin e kontratës kishte një datë të skadimit, dhe nuk dija për të”, tha Ramos.
Ramos u transferuar te Real Madridi në vitin 2005 nga Sevilla dhe që atë kohë ai ishte pjesë e pandashme e klubit.