Ramiz Krasniqi zbulon listën e futbollistëve të Kombëtares U19 për kualifikimet e Evropianit

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës U19, Ramiz Krasniqi e ka finalizuar listën e futbollistëve të cilët do t’i ketë në dispozicion për ndeshjet e Grupit 10 të kualifikimeve për Kampionatin evropian, që do të zhvillohen në Sandefjord të Norvegjisë prej 6 deri më 12 tetor.

Ndeshjen e parë Dardanët U19 do ta zhvillojnë më 6 tetor kundër Norvegjisë, në orën 13:00, derisa tri ditë më pas do të ballafaqohen me Gjeorgjinë, në orën 16:00.

Ndërkaq, ndeshjen e fundit të përzgjedhurit e Krasniqit do ta zhvillojnë më 12 tetor kundër Uellsit, në orën 15:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *