Trajneri i Prishtinës, Zekrija Ramadani, ka komentuar disa nga ndeshjet e Superligës së Kosovës, të zhvilluara gjatë kësaj fundjave.
Skuadra e tij, Prishtina, shënoi fitore bindëse 3:0 në shtëpi ndaj Drenicës.“Falë Zotit kemi shumë futbollistë intelegjentë në ekip pasi janë në nivel të lartë të profesionalizmit dhe janë të përkushtuar edhe në stërvitje. Nga të gjitha skuadrat që kam pasur ndeshja e parë ishte e vështirë, por kjo ishte më e lehta”, tha Ramadani në Klan Kosova.
“Ne do të japim maksimumin deri në fund, pasi titulli do përkushtim dhe gjithë këto nëse i bashkojmë vjen deri te shpërblimi. Një skuadër si Prishtina që prej kontaktit të parë më kanë thënë se na intereson titulli dhe kam qenë i gatshëm për këtë, por nuk premtoj titullin”.“Prishtina duhet të ketë fytyrë ofanzive dhe çdoherë do të mundohemi të luajmë larg portës tonë, pasi ashtu kemi edhe futbollsitët. Unë nuk dua të varem vetëm nga John, por dua që edhe futbollistët tjerë të shënojnë dhe mos të varemi vetëm nga një shënues, pasi do ta kemi punën mjaft keq”.
Ramadani komentoi edhe dy nga rivalët e tyre, Feronikelin dhe Gjilanin. Sipas tij, katër golat e Feronikelit ia humbën epitetin e derbit kësaj sfide.“Nuk na frikëson Feronikeli, por na hap sytë, pasi kemi të bëjmë me një skuadër ndryshe nga ai i vitit të kaluar dhe katër golat e sotëm ia humbën epitetin e derbit kësaj skuadre”.