Ramadani i pakënaqur me skuadrën, kjo nuk duhet të ndodhë

Prishtina e Llapi kanë ndarë pikët në sfidën kryesore të javës së 5-të të Superligës së Kosovës në futboll duke luajtur baras 0:0, në një sfidë që është pritur që mund të sjellë shumë gola.

Për Prishtinën kjo është ndeshja e tretë më radhë pa fitore, ndërsa për Llapin këto janë pikët e para në këtë edicion.

Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani për “Art Sport” e ka komentuar sfidën ndaj Llapit.

“Kemi krijuar disa raste ideale, disa gjysmëraste, por nuk ia dolëm të shënojmë”, deklaroi Ramadani për Art Sport.

“Kemi mungesë qetësie para portës. Përqendrimi nuk është maksimal. Kur nuk shënon, nuk fiton. Nëse në shtëpi nuk arrijmë të shënojmë gola, atëherë në udhëtim do të jetë shumë e vështirë”.

Krijimi i rasteve dhe ndërtimi i aksioneve bëhet shumë mirë, por finalizimi është ajo që na mungon për momentin”, theksoi Ramadani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *