Drita arriti të marrë një pikë në kryeqytet për të dimëruar më e qetë në krye të renditjes.
Takimi mes tyre dhe Prishtinës i luajtur në “Fadil Vokrri” përfundoi në barazim 1-1.
Të dy golat u shënuan nga penalltitë, fillimisht realizoi Besnik Krasniqi e më pas barazoi shifrat, Fidan Gërbeshi.
Pas ndeshjes deklaratë për medie dha trajneri, Zekirija Ramadani.
“Kur nuk arrijmë fitore fajin e shohim tek vetvetja, faji është tek ne dhe nuk jam as trajneri i parë as i fundit që them se kur nuk shënon edhe pëson. Unë mendoj se sot dominuam, kishim rastet dhe rezultatin. Nuk duhet të jemi më evropian, ata arritën të humbin kohë dhe ne nuk arritëm ta bënim këtë gjë”
“I uroj futbollistët për angazhimin, është normale që çdo sulmues mund të humbas raste, duke marrë parasysh që afati është i vështirë për të gjetur futbollistë cilësor duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe të mos bëjmë gabime në përforcime, atë përforcim që ta bëjmë të jetë i duhuri”- përfundoi Ramadani.Drita e përfundoi sezonin vjeshtor në pozitën e parë ndërsa Prishtina në atë të tretë.