I intervistuar nga Sky Sport, mesfushori shqiptar i Lecces, Ylber Ramadani foli për ndeshjen kundër Italisë.
“Në Itali ka shumë shqiptarë, ne jemi të lumtur që përfaqësojmë tifozët tanë në Kampionatin Evropian”, tha fillimisht Ramadani.
Italia? “Ne gjithmonë dalim në fushë për të fituar. Sylvinho ka krijuar një grup të madh, ne kemi një grup fantastik, shpresojmë të tregojmë veten në Kampionatin Evropian, ne i njohim shumë mirë lojtarët e Italisë, duhet të bëjmë gjithçka për të marrë rezultatin që duam”, vazhdoi ai.
Për të ardhmen: “Më mirë të mos flas, ndryshe do të më thërrasë drejtori! (Qesh) Jam i fokusuar te kampionati europian, të shohim më pas në fund të garës”, përfundoi ajo.