Ivan Rakitic e ka përsëritur edhe një herë se dëshiron ta vazhdojë karrierën te Barcelona.
Mesfushori kroat ka bërë të ditur se është takuar me përfaqësues të klubit para dy javësh dhe i ka njoftuar se nuk dëshiron të largohet.
“Dhjetë apo 15 ditë më parë kam biseduar me klubin dhe përfundimi ishte se nuk kisha asgjë për të biseduar sepse kam kontratë deri në verën e vitit 2021 me Barcelonën dhe është klubi për të cilin dua të vazhdoj të luaj”.
“Veç kësaj, bashkëshortja dhe vajzat e mia janë mirë në atë qytet. Nuk ka arsye që të mendoj për gjëra tjera”.
“PO stërvitem mirë dhe jam i sigurt se Rakitici do të luajë te Barcelona për një kohë të gjatë”, ka deklaruar 32-vjeçari për Tportal.