Gazetarja e njohur sportive, Qeqa Krelani, ka shpërndarë një reagim të ngrohtë, emocional dhe njëkohësisht me doza satire, teksa e ka vlerësuar Agim Ademin si presidentin më të suksesshëm në historinë e Federatës së Futbollit të Kosovës. Ajo thekson se vlerësimi i saj nuk është opinion, por fakt i verifikuar.
Postimi i plotë i Qeqa Krelanit:
Mirëdita iu themi gjithëve, në veçanti Agim Ademit
Presidentit me te suksesshem ne historine e Federates se Futbollit te Kosoves.
Faktet jane informacione te verifikume. Keshtu qe: Verified
Prit ta shkruj edhe njehere se shume fort po tingllojka.
Agim Ademi, Presidenti me i suksesshem ne historine e Federates se Futbollit.
Derisa e shkrova prape, nana dhe motra Flaka qe i kam afer po m’thone:
“Perserite edhe nje here per neve.”
Per te treten here: Miredita iu themi te gjitheve, ne veçanti Agim Ademit, Presidentit me te suksesshem ne historine e Federates se Futbollit te Kosoves.
Nane & Moter a jeni happy?
“Super happy!” – po thojne
Ma gjeni nje President te Federates qe veç per 7 vite ka arrit t’beje realisht dicka historike me Perfaqesuesen e vet!
Kroacia me Šukerin
Islanda me revolucionin e tyre
Belgjika me “Golden Generation”
Po, kane bere histori por me dekada investime, tradite dhe strukture te gatshme.
Kosova, ne krye me Ademin:
E nisem nga zero. Dhe brenda 7 viteve u bem konkurrues ne arenen boterore.
E per ju qe po menoni qe po flirtoj me naj vend t’punes ne Federate. Zoti iu dhasht bereqet por jo, flm. Ma e fort jom si gazetare, sesa si punetore e Federates.
E ju qe keni me shajt në komente, mundesisht shani me ren, se tani s’po muj me iu bo like krejtve per shkak qe jom busy tu e shkrujt edhe njehere:
Agim Ademi, Presidenti me i suksesshem ne historine e Federates se Futbollit te Kosoves.
Ndertimin e sistemit ligjor dhe organizativ te Federates
Rezultate historike ne Ligen e Kombeve
Per here te pare ne histori arritem Ligen B
Per here te pare ne Play-Off per Boteror
Rekord me serine me te gjate pa humbje ne historine e Perfaqesueses
Solli trajner te klasit boteror, Franco Foda ✔
Gjysma e Perfaqesueses me lojtar te Superliges
Tani ne gare reale per Boteror