Qëndrim Gashi kërkohet nga tri skuadra elitare dhe një evropiane

Ylli i Lirisë, Qëndrim Gashi që gjysmën e sezonit të kaluar e kalojë në fanellën e Vushtrrisë, është një ndër lojtarët më të kërkuar nga skuadrat elitare të Superligës së Kosovës.

Gashi në një intervistë për arbresh.info, ka thënë se për të ky edicion ka qenë ndër më të mirët shkaku që i konkurrencës së ashpër për titull.

“Edicioni i këtij viti ka qenë dhe është një ndër edicionet më të mira në këto vitet e fundit në futbollin tonë, sepse ka pasur konkurrencë të ashpër për titull”, tha fillimisht ai.

Ndërsa, gjëja më e keqe sipas tij është mungesa e tifozëve, ngase derbit më të mëdha janë duke u zhvilluar me dyer të mbyllura.

“Mund të them se gjëja negative e këtij edicioni është paraqitje e Covid-19, për shkak se mungojnë tifozët në stadiume dhe ndeshjet më interesante janë duke u zhvilluar pa tifozë”, vazhdoi Gashi.

I pyetur për të ardhmen, Gashi theksoi se synimi kryesor mbetet të luaj në Evropë.

“Synimi im kryesor në të ardhmen është që të luaj në Evropë”, deklaroi ylli i Lirisë.

Gashi në fund zbuloi se kërkohet nga tri skuadra elitare dhe një skuadër nga Evropa, kurse gjatë ditëve në vazhdim do e merr vendimin përfundimtar.

“Për momentin jam në pushime dhe po punoj maksimalisht që të jem i gatshëm për sezonin e re. Kontrata ime me Lirinë ka përfunduar, ndërsa jam në bisedime me tri skuadra nga Superliga e Kosovës dhe një jashtë vendit. Gjatë ditëve të ardhshme do e vendos të ardhmen”, shtoi Gashi.

Gashi gjithashtu ka qenë në të gjitha grupmoshat e Përfaqësueses së Kosovës, pra me U15, U17, U19 dhe U21.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *