Pushteti e ‘harron” Kombëtaren e Kosovës, asnjë vizitë e mbeshtetje tash e tri ditë të grumbullimit

Kombëtarja e Kosovës në futboll tash e tri ditë ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet e muajit mars ku do të ndeshet me Izraelin dhe Andorrën në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Yjet e kombëtares sonë që kanë bërë mijëra kilometra për t’ju bashkuar ekipit dhe për të dhënë më të mirën në fanellën kombëtare duket se janë të zhgënjyer me atmosferën që kanë gjetur aty.

Burime të Demokracia.com na thojnë se tash e tri ditë në përgaitje por as në hotelin ku po qëndrojnë lojtarët nuk kanë pasur asnjë vizitë nga pushteti përkatësisht nga Ministria e Sportit. Aq më keq ata sot kanë marrë lajmin se presidenti i FFK-së, Agim Ademi është ndalur nga policia për 48 orë dhe nuk do të jetë me ta në ndeshjen e parë që e zhvillojnë të shtunën me Izraelin.

Kjo atmosferë duket tejet e zymtë por me shpresë se nuk do të ndikojë në përformancën e skuadrës sonë në këtë ndeshje që po cilësohet vendimtare në këto kualifikime, kur dihet se pikërisht Izraeli është konkurrenti kryesor për pozitën e dytë pasi favoriti i vetëm për vendin e parë është Zvicra.

Ndeshja Izraeli – Kosova zhvillohet të shtunën nga ora 18:00 në Tel-Aviv dhe këta djelmosha meritojnë një mbështetje më të madhe sesa kaq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *