Gazetari më i besueshëm në botën e futbollit, Fabrizio Romano, ka raportuar se Lazio dhe Fenerbahce janë në bisedime të avancuara për Vedat Muriqin.
Sipas tij, 16 milionë euro do të paguajë Lazio tek Fenerbahce për Muriqin
Drejtori i Lazio-s, Igli Tare, siç duket ka pasur rol kyç në negociatat për ta bindur lojtarin të bashkohet me gjigantin nga Serie A.
Vedat Muriqi için teklif artık resmileşti..
Vedat her an Lazio forması giyebilir..— Sercan Hamzaoğlu (@sercanhamzaolu) August 13, 2020
Këtë e ka konfirmuar edhe gazetari turk i afërt me klubin e Fenerbahces, Sercan Hamzaoglu ku në rrjetin social Twitter ka njoftuar se Muriqi është gati ta veshë fanellën e Lazios.
“Oferta për Vedat Muriqin tani më është zyrtare. Vedati mund ta veshë fanellën e Lazios në çdo moment”, ka shkruar ai.