Befasia e kësaj mbrëmje është Antonio Griezmann
Derisa të gjitha mediat prisnin një kalim të Mbappes në Real Madrid, loja në transfere sonte është luajtur në anën tjetër.
Barcelona që në orët e pasdites filloi bisedat me Atletico Madrid që ta shesë Antoine Griezmann.
E sipas gazetarit dhe ekspertit të transferëve në Sky Sports dhe The Guardian, Fabrizio Romano marrëveshja sapo është arritur.
“Antoine Griezmann është kthyer në Atletico Madrid, u kry! Marrëveshja është kompletuar me Barcelonën. Huazim deri në qershor 2022 me opsion blerjen për 40 milionë euro”, ka shkruar ai.
Antoine Griezmann back to Atletico Madrid, HERE WE GO! Agreement now completed with Barcelona. Loan until June 2022 with buy option for €40m. ⚪️? #Atleti #DeadlineDay
Griezmann has agreement for two years contract plus one option. He’s BACK at Atléti. Shocking move of the day. pic.twitter.com/kBQAkgQyLt
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 31, 2021
Griezmann ka marrëveshje edhe dy vite plus një vit opsion për zgjatje. Ai kthehet në Atletico. Lëvizja më befasuese e ditës.