Milani ka shënuar fitore të madhe ndaj Genovas, duke triumfuar krejt në fund të takimit me një gol epërsi.
Golin e vetëm e realizoi Christian Pulisiq, në minutën e 87’.
Megjithatë, fundi i ndeshjes ishte dramatik me dy portierët e dy skuadrave që u ndëshkuan me karton të kuq.
Fillimisht u ndëshkua me karton direkt të kuq portieri i Milanit, Mike Maignan, në minutën e 99’.
Ndërsa portieri i Genovas, Josep Martinez, u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 114’.
Milani pas fitores kalon në vendin e parë me 21 pikë, pas tetë ndeshjeve.