Publikohet ranglista e re e boksierëve, pas meçit Fury – Wilder

Deontay Wilder ka rënë nën Dillian Whyte në ranglistën e re të Ring Magazine për radhitjen e boksierëve të kategorisë së peshave të rënda, pas fitores sencacionale të Furyt në Las Vegas.

Dy boksierët britanikë – Tyson Fury dhe Anthony Joshua – janë të parët në këtë listë dhe ata i mbajnë së bashku të gjithë titujt e boksit në kategorinë e peshave të rënda, pasi që Tyson Fury e mposhti Deontay Wilderin të shtunën e kaluar për ta marrë titullin e ËBC, transmeton GE.

Promotori i Anthony Joshuas, Eddie Hearn, doli në media menjëherë pas meçit të Furyt dhe kërkoi që të zhvillohej meçi i shumëkërkuar Fury – Joshua. Pro këtij meçi është edhe promotori i Furyt.

Megjithatë, ky meç kundër Joshuas nuk do të ketë mundësi të realizohet menjëherë, pasi që Wilder e ka shfrytëzuar opsionin në kontratën me Furyn për ta kërkuar një meç të tretë mes tyre.
Për shkak të kësaj, Joshua tani do të përballet me Kubrat Pulev së pari, në meçin që e ka të detyruar për titullin e IBF. Ky meç mund të zhvillohet në stadiumin e Tottenhamit më 20 qershor.

Meçi mes Joshuas dhe Furyt është kërkuar mjaft shumë nga tifozët e boksit, duke marrë parasysh që dyshja britanike e mban kreun e ranglistës së re të Ring Magazine.

Ranglista e re e The Ring Magazine:

10. Adam Kownacki

9. Michael Hunter

8. Joseph Parker

7. Alexander Povetkin

6. Andy Ruiz Jr

5. Luis Ortiz

4. Deontay Wilder

3. Dillian Whyte

2. Anthony Joshua (WBA, IBF & WBO)

1. Tyson Fury (WBC, The Ring & Lineal)/Topi.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *