Publikohet lista e Kosovës: Mungon Muriqi, ka emra të rinj si portieri Amir Shaipi

Selektori i Kosovës në futboll, Franco Foda, ka publikuar emrat e lojtarëve në të cilët llogarit për ndeshjet me Lituaninë dhe Qipron.

Kosova do të jetë pa sulmuesin kryesor, Vedat Muriqi, që është i lënduar. Foda ka kthyer Edon Zhegrovën, Aro Muriqin e Florent Muslijën që ishin larguar nga grumbullimi i kaluar për shkelje disiplinore. Ndërkohë emër i ri është portieri Amir Shaipi.

Kosova më 12 tetor luan ndaj Lituanisë në Kaunas, ndërsa më 15 tetor e pret Qipron në Prishtinë. Ndeshjet i takojnë Ligës C të Ligës së Kombeve.


Muharrem Jashari në listën rezervë të Kosovës

Selektori Franco Foda ka publikuar edhe një listë rezervë të Kosovës për ndeshjet e tetorit. Pjesë e saj është edhe Muharrem Jashari, që po shkëlqen në Ukrainë.

Ilir Avdyli, Mustafë Abdullahu, Lirim Kastrati (mbrojtësi), Muhamet Hyseni, Qëndrim Zyba, Bersant Celina, Art Smakaj, Altin Zeqiri, Mirlind Kryezium, Arbër Zeneli e Drilon Hazrollaj janë po ashtu në listën rezervë, përkatësisht në listën e pritjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *