Boksieri Petrit Mazrekaj konfirmon për gazetën “Metro”, se ka firmos kontratën me ekip, që të boksojë kundër djalit të kriminelit Arkan, Velko Razhnjatoviq.
Mazrekaj tha se më 26 shtator të vitit 2020 në Berlin bokson ndaj Velkos.
Ky duel pritet me padurim mes këtyre boksierëve.
Ekipi dhe vet djali i kriminelit serb Arkanit, Veljko Raznatovic, tashmë janë pajtuar që ky meç të zhvillohet në një vend neutral, ashtu siç ishte paraparë që në fillim.
Kujtojmë që ky meç ishte caktuar që të zhvillohet më 31 gusht në vitin e kaluar, por boksieri serb kërkonte që ky meç të zhvillohet vetëm në Serbi.