Së fundi janë publikuar disa video nëpër rrjete sociale, ku shihet Ronaldinho në pranga, pas arrestimit të tij dhe vëllait të tij në Paraguai këtë javë.
Legjenda braziliane Ronaldinho u arrestua kwtw javw në Paraguai, për shkak se dyshohet se ka përdorur dokumente të rreme për të hyrë në vendin e Amerikës Jugore.
39-vjeçari, i cili e fitoi Kupën e Botës me Brazilin në vitin 2002, u kap në kazinonë “Resort Yacht & Golf Club Paraguayo” bashkë më vëllain e vet, Roberto, të mërkurën në mbrëmje, ka njoftuar Ministria e Brendshme e Paraguait.
Ronaldinho and his brother in handcuffs as they arrive to the Supreme Court of Justice as they await their punishment- needless to say the Paraguayan media, as proper say they can be, say “good morning” to the World Cup winner. (@edgar_cantero) pic.twitter.com/n9QkAFrvzd
— Roberto Rojas (@RobertoRojas97) March 7, 2020
Sipas gazetës paraguaiane “La Nacion”, në hotelin ku po qëndronin ata janë gjetur pasaporte që mbanin emrat e Ronaldinhos dhe Robertos me shtetësi paraguaiane.
Policia paraguaiane tha në një komunikatë për media se Ronaldinho dhe vëllai i tij ishin ftuar në Paraguai nga pronari i kazinosë, Nelson Belotti.
Ronaldinho është momentalisht pa pasaportë braziliane, për shkak të një gjobe të marrë në vitin 2018.
Ish-ylli i Barcelonës dhe vëllai i tij u dënuan për ndërtim të jashtëligjshëm të një kurthe peshkimi në liqenin Guaiba në vitin 2015 pa licencë të duhur në një zonë të mbrojtur.
Gjykata iu shqiptoi atyre gjobë në vlerë 8.5 milionë dollarë në nëntor të vitit 2018 dhe pasi dështuan ta paguanin atë, Gjykata Supreme e Brazilit vendosi t’ia ndalojë Ronaldinhos largimin nga vendi.