Trajneri i njohur holandez Dick Advocaat, ka punuar në shumë klube, derisa një episod interesant i ishte ndodhur në kampionatin holandez.
Ai kishte drejtuar edhe klubin e njohur Feyenoordit. Së fundmi janë publikuar disa pamjet nga një dokumentar që po përgatitet për këtë skuadër, teksa shihet se Advocaat ka pasur përplasje me një nga ish-lojtarët e tij.
Bëhet fjalë për portierin Nik Marsman, i cili ishte i pakënaqur me skuadrën e tij dhe në dhomat e zhveshjes po bërtiste me të madhe: “Sa të këqij jemi?”.
Në pamje shihet momenti kur Advocaat futet aty dhe i thotë: “Hej, hej, hej”, dhe portieri i kthehej: “Hej çfarë!”.
“Mbylle gojën”, ia kthen trajneri portierit. Feyenoord është duke realizuar një dokumentar me emrin ‘Dat ene woord’.
Për më tepër shikoni videon e mëposhtme:
? Slechts een fragment uit aflevering 4 van de @feyenoord-documentaire #DatEneWoord.
Marsman: "HOE SLECHT ZIJN WIJ?!"
Advocaat: "Hallo, hallo!"
Marsman: "Ja wat 'hallo, hallo'?"
(…)
Advocaat: "Houd je bek, joh!"Aflevering 4 is vanaf morgen te zien op Disney+! ? pic.twitter.com/qW5q0Z1vZC
— ESPN NL (@ESPNnl) September 21, 2021