Barcelona do të luajë me fanellën e edicionit të ri 2020/21 kur të përballet me Espanyolin.
Skuadra e Quique Setien takohet me rivalin nga La Liga më 7 apo 8 korrik në Camp Nou.
Blaugranasit ende presin dritën e gjelbër nga Federata e Futbollit të Spanjës për të marrë atë veprim, edhe pse nuk paraqet ndonjë problem.
Barcelona po ashtu shpreson që fanellën për sezonin e ri t’i veshë edhe kundër Napolit në ndeshjet e dytë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.
Por, skuadra katalunase nuk e di nëse UEFA do të pranojë një ide të tyre për të luajtur me fanella të reja.
Sipas asaj që raporton Diario Sport, fanellën për edicionin 2020/21 do të dalin në shitje të premten e 3 korrikut.
Në anën tjetër, fanella si mysafirëve do të jetë e dominuar nga ngjyra e zezë, e do të dalë në shitje një javë pas fanellës kryesore.