Gazeta spanjolle “El Mundo” kishte publikuar të dhëna ku tregonin se kontrata e Lionel Messit në katër vitet e fundit kap shifrën e 555 milionë eurosh, dhe sipas gazetës problemet ekonomike të Barçës fillojnë nga këtu.
Por, tani klubi katalanas ka reaguar me një komunikatë zyrtare të publikuar në uebfaqen e klubit ku mohon kategorikisht ndonjë lidhje me publikimin e detajeve të kontratës.
Sipas klubit, detajet e kontratës janë dokument privat i qeverisur nga parimi i konfidencialitetit që është nënshkruar ndërmjet palëve.
Barça mohon cdo përgjegjësi për botimin e këtij dokumenti dhe ka paralajmëruar se do ndërmarrë hapa ligjorë ndaj gazetës “El Mundo”.
“FC Barcelona kategorikisht mohon çdo përgjegjësi për botimin e këtij dokumenti dhe do të ndërmarrë veprime të duhura ligjore kundër gazetës El Mundo, për çdo dëm që mund të pasojë si rezultat i këtij botimi”, u tha në deklaratën e klubit.
“FC Barcelona shpreh mbështetjen e saj absolute për Lionel Messin, veçanërisht përpara çdo përpjekje për të diskredituar imazhin e tij dhe për të dëmtuar marrëdhënien e tij me vendin ku ai ka punuar për t’u bërë lojtari më i mirë në botë dhe në historinë e futbollit”, thuhet në komunikatën e klubit./Lajmi.net/
LATEST NEWS ❗
Press Release: Leo Messi
All the details ?https://t.co/CVDmFaZ6t4— FC Barcelona (@FCBarcelona) January 31, 2021