Paris Saint-Germain është mposhtur nga Nantes me rezultat 1:3 në “Parc des Princes” në kuadër të javës së 25-të në Ligue 1.
Nantes e kreu punën qysh në pjesën e parë duke i realizuar të tre golat, ndërkohë PSG nuk e tundi rrjetën asnjëherë ndonëse e kishte treshen Messi, Neymar dhe Mbappe në vijën e sulmit.
Kolo Muani shënoi golin e parë qysh në minutën e katërt, para se Merlin të dyfishonte epërsinë 12 minuta më vonë.
Krejt në përfundim të pjesës së parë, Nantes e shënoi edhe golin e tretë përmes Blas nga penalltia.
Krejt çfarë bënë mysafirët ishte goli i nderit i realizuar në minutën e 47-të nga Neymar, i cili u asistua shumë bukur nga Messi.
Me këtë fitore, Nantes ngjitet në vendin e pestë me 38 pikë, ndërsa PSG mbetet i pari me 59 sosh.