Klubi i Monacos morën kryesimin e ligës franceze pasi mposhtën Reimsin me rezultat 3:1 jashtë shtëpisë. Monaco aktualisht kryeson renditjen e ligës me 17 pikë përpara Nice, e cila ka 16.
Fitorja e Monacos është një lajm veçanërisht i keq për PSG-në. Pas kësaj, u bë e qartë se, pavarësisht se si do të luajnë parisienët sonte në ndeshjen kundër Rennes, për herë të parë që nga viti 2016, xhiro e tetë do t’i sheh ata nën pozitën e liderit. Ata janë aktualisht në vendin e pestë me 12 pikë, dhe me një fitore ata potencialisht mund të dalin në vendin e tretë.
Potencialisht sepse Brest mirëpret Toulouse në shtëpi më herët sot. Në rast fitoreje, Bresti do të barazohej me Monacon, por do të mbetej i dyti për shkak të gol diferencës më të keqe.
Atëherë PSG, në rast se fiton, do të ishte në vendin e katërt.