PSG vazhdon të jetë i frikësuar për situatën e Kylian Mbappe, i cili nga 1 janari është i lirë të bisedojë me cilindo klub të dojë për të vazhduar të ardhmen.
Sido që të jetë, pas insistimeve të shumta të lojtarit dhe refuzimit të ofertës për rinovimin e kontratës, duket se PSG ka ndaluar së bëri presion.
Kështu, për herë të parë, Leonardo ka folur krejtësisht ndryshe për të ardhmen e Mbappes, i cili vazhdimisht jep sinjale se ëndrra e tij është të luajë në “Santiago Bernabeu”.
Ai madje ka përsëritur disa herë se për të, paratë janë në plan të dytë, çka do të thotë se dëshiron të lërë milionat e Parisit për të realizuar ëndrrën.
“Çfarë të them për Mbappen. Kylian është i frikshëm. Ai është ndryshe, unik. Epo, ju e dini se çfarë duam… Do të shohim”, u përgjigj Leonardo sa i përket nëse do të qëndrojë apo do të largohet.