Qendërmbrojtësi ende nuk është paraqitur për gjigantët e Ligue 1.
Paris Saint-Germain mund të kërkojë një rrugëdalje nga kontrata e tyre me Sergio Ramos, shkruan Le Parisien.
Qendërmbrojtësi, i cili fillimisht u cilësua si një nënshkrim kryesor i agjentit të lirë, nuk është paraqitur ende për shkak të problemeve të vazhdueshme të lëndimeve që rrjedhin nga koha e tij në Real Madrid dhe PSG thuhet se ndihet i mashtruar për statusin e tij.
Ramos nënshkroi kontratë dy-vjeçare me parisienët këtë verë mirëpo lëndimet e kanë mbajtur peng deri tani spanjollin dhe klubi francez mund të humbasë durimin.