Paris Saint-Germain është mposhtur nga Nice në udhëtim me rezultat minimal 1:0, në kuadër të javës së 27-të në Ligue 1.
Kështu, PSG pëson humbjen e dytë në tri ndeshjet e fundit kampionale.
Goli i vetëm i ndeshjes erdhi tek në minutat e fundit të ndeshjes. Ishte Delort i cili shënoi në minutën e 88-të të ndeshjes.
Kështu, PSG vazhdon të mbetet lider në renditjen tabelare me 62 pikë dhe tani ka 13 më shumë se Nice që gjendet në vendin e dytë.
Paris Saint-Germain pas katër ditëve, më 9 mars saktësisht i shkon Real Madridit në ndeshjen kthyese në Ligën e Kampionëve.
Dueli i parë I zhvilluar në Francë u mbyll me fitoren minimale 1:0 të Paris Saint-Germainit.