Lionel Messi dëshiron të qëndrojë në Paris Saint-Germain edicionin e ardhshëm.
Kështu raporton gazetari francez, Loic Tanzi.
34-vjeçari erdhi në Paris sepse është i bindur se kanë atë çfarë u duhet për ta fituar Ligën e Kampionëve.
PSG u eliminua nga Liga e Kampionëve nga Real Madridi javën e kaluar, duke dështuar kështu ta fitojnë garën më prestigjioze evropiane me yjet si Messi, Mbappe e Neymar.
Në ndeshjen pasuese në Ligue 1 të dielën ndaj Bordeaux, Messi u vërshëllye vazhdimisht nga tifozët parisienë.
Messi ka kontratë me Paris Saint-Germain deri në verën e vitit të ardhshëmm.
? Lionel Messi wants to STAY at PSG next season! The 34-year old came to Paris because he is convinced that they have what it takes to win the #UCL.
(Source: @Tanziloic) pic.twitter.com/VRbJJ4pm7C
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) March 16, 2022