Neymar duket se do të jetë në dispozicion të PSG për ndeshjen e Champions League kundër Real Madrid.
Braziliani nuk është kthyer akoma të punojë me topin gjatë stërvitjeve të personalizuara, por L’Equipe ka shkruar se te skuadra franceze ka optimizëm.
Vetë sulmuesi ka besim se do të kthehet për ndeshjen e madhe, 15 shkurtin e ardhshëm, kundër Los Blancos.
E përditshmja franceze ka shpjeguar se ky ka qenë objektivi dhe gjithçka po shkon mirë, sipas planeve.