Kampionët e shumëfishtë francez, Paris Saint-Germaini kanë paralajmëruar konferencë për media të mërkurën.
Në këtë konferencë për media pritet të prezantohet ardhja e re dhe transferimi më i madh në histori të klubit, Lionel Messit.
“Asi” argjentinas i futbollit ka zbarkuar pasditën e sotme në aeroportin e Parisit, ndërkohë që tashmë ndodhet duke kryer testet mjekësore.
“Konferenca për shtyp do të zhvillohet në “Parkun e Princave” këtë të mërkurë me 11 gusht në ora 11:00″, thuhet në njoftimin e parisienëve.
Messi do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me PSG-në me mundësi të vazhdimit edhe për një vit tjetër.
Ndërkaq, raportohet se ai do të përfitojë plot 35 milionë euro në edicion.