Barça ishte shumë e qartë në planet e saj, para krizës së koronavirus. Ajo do të bënte gjithçka për të firmosur me Lautaro Martínez dhe Neymar këtë verë.
Këtë e bën me dije sot “Sport”, e cila zbulon idenë e klubit katalanas për të formuar sulmin më të mirë në botë.
Megjithatë, situata tashmë ka ndryshuar prej krizës shëndetësore, që gjunjëzoi mbarë globin.
Si objektiv ka mbetur vetëm gjysma e atij të cituar më lart. Blaugrana-t kanë vendosur përparësi marrjen e sulmuesit argjentinas.
Rikthimi i Neymar duket i pamundur financiarisht, të paktën merkaton e radhës.
Klubi katalanas e ka testuar operacionin, por PSG ka vendosur kushte të pamundura për Barçën. Në Paris janë të hapur ta shesin yllin brazilian, por nuk duan të flasin për shkëmbime. Kampionët e Ligue 1 kanë vendosur edhe çmimin prej 175 milionë euro “cash”. As Barça dhe asnjë klub tjetër evropian nuk duket se këtë verë mund t’i afrohen kësaj shifre.
Bisedimet nuk janë prishur, por qasja e parizienëve i ndërlikon shumë gjërat. Barça, me përfshirjen e lojtarëve francezë si Griezmann, Umtiti apo Dembélé në negociata, mendonte ndryshe, por në Paris duan vetëm para “të thata”, për të balancuar llogaritë dhe kryer transferimet që iu përshtaten atyre.