“PSG është shumë e interesuar për Zhegrovën, por Napoli ka një parakontratë me sulmuesin kosovar”

Edon Zhegrova pritet të transferohet tek skuadra e Napolit në merkaton e verës.

Raportohet se drejtori Giovanni Manna ka arritur marrëveshje të plotë për të siguruar shërbimet e sulmuesit kosovar, shkruan GazetaBlic Sport.

Zhegrova ka qenë i lënduar për pjesën e dytë të sezonit, por shkëlqeu në fazën e parë, duke lënë mbresa të mëdha pozitive tek drejtuesit e skuadrës italiane, të cilët vendosen që përfundimisht ta blejnë kartonin e tij.

Gazetari i afërt me skuadrën e Napolit, Salvatore Amoroso, në një intervistë ekskluzive për ‘GazetaBlic Sport’, tha se palët kanë një parakontratë gati, poashtu përmendi edhe interesimin e skuadrës së PSG-së, e cila e dëshiron transferimin e sulmuesit kosovar.

“Po, marrëveshja është shumë afër. E dimë që PSG është shumë e interesuar, por Napoli dhe Zhegrova tashmë kanë gjetur një marrëveshje dhe kanë një parakontratë gati”, deklaroi Amoroso.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *