PSG “dorëzohet” për Mbappen, Neymar propozon zëvendësuesin

Paris Saint-Germain duket se ka pranuar humbjen në betejën e tyre për të mbajtur me çdo kusht Kylian Mbappen.

Sulmuesi francez ka injoruar edhe ofertën e fundit për të rinovuar kontratën e tij (për 5 vjet).

Marrëveshja aktuale e francezit skadon verën e ardhshme, që do të thotë se PSG mund ta humbasë atë falas pas 10 muajsh.

Në këto kushte, klubi i Ligue 1 po përgatitet për shitjen e mundshme të lojtarit.

Për rrjedhojë, PSG ka nisur të mendojë për zëvendësimin e Mbappesë me Richarlison të Evertonit, që është i pari në listë, pas rekomandimit të drejtpërdrejtë nga Neymar.

Sipas RMC, PSG nuk ka marrë ende një ofertë nga Real Madridi për Mbappen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *