Christophe Galtier nuk do të jetë më trajneri i Paris Saint-Germain, pavarësisht se ka një kontratë dyvjeçare me klubin francez.
Paris Saint-Germain luan sot (e shtunë) ndeshjen e fundit të sezonit 2022/23 të Ligue 1 kundër Clermont Foot.
Sipas gazetës franceze L’Equipe, pas kësaj ndeshje PSG do të ndahen me menaxherin e tyre Christophe Galtier.
L'aventure de Christophe Galtier sur le banc du PSG va se terminer par la réception de Clermont au Parc des Princes, samedi soir, lors de la 38e et dernière journée de Ligue 1 https://t.co/mLBkd6q5Xd pic.twitter.com/YhN158gWbh
— L'ÉQUIPE (@lequipe) June 2, 2023
Në raport thuhet gjithashtu se Emiri i Katarit, Sheikh Tamim ben Hamad al-Thani ndodhet në Paris dhe ka zyrtarizuar largimin e menaxherit francez.
Pasi fitoi titullin e 11-të të klubit në Ligue 1 javën e kaluar, trajneri 56-vjeçar pohoi se ai meritonte një shans të dytë pasi mendonte se ishte një sezon i veçantë për klubin pasi ata luftuan shumë në rrethana të vështira dhe përfundimisht fitoi titullin e ligës.
Nën tutelën e Galtier, PSG u rrëzua nga Kupa e Francës dhe Liga e Kampionëve në fazën e 1/8-tës, por arriti të fitonte titullin e ligës.
Së bashku me Galtier, dy yje të tjerë të PSG-së, Sergio Ramos dhe Lionel Messi, gjithashtu do t’i thonë lamtumirë klubit, me të parin tashmë të zyrtarizuar.
Skuadra franceze ka bërë një listë të ngushtë të menaxherëve që mendon si pasues të Galtier, me Jose Mourinho dhe Luis Enrique, dy favoritët për të marr drejtimin e ekipit.