Paris Saint-Germaini e ka nisur me barazim rrugëtimin për ta fituar trofeun e Ligës së Kampionëve.
Parisienët u ndalën në barazim 1-1 nga Club Brugge në Belgjikë.
Në fakt, francezët e nisën mirë ndeshjen duke krijuar avantazh pas 15 minutave lojë me mesfushorin Herrera.
Megjithatë, vendasit nuk u dorëzuan dhe gjetën rrugën e barazimit vetëm 12 minuta më vonë me Vanaken.
Francezët kishin mundësi të artë ta rikthenin sërish epërsinë sikur shtylla të mos ia mohonte një supergol Lionel Messit nga distanca, ndodhi kjo në minutën e 35-të.
Kësisoj, PSG-ja me këtë barazim renditet në vendin e dytë në Grupin A të cilin e kryeson Man City.