Pse u anulua goli i Edon Zhegrovës ndaj Rumanisë?

Kosova barazoi me Rumaninë pa gola në “Fadil Vokrri”, në një ndeshje që krijoi më shumë dhe kishte shumë raste.

Dardanët krijuan raste shumë të mira për gol sidomos në pjesën e dytë, por në disa raste ishin të pafat, në një rast golin e shënuar ia anuloi VAR-i.

Zhvillohej minuta e 69-të, kur Edon Zhegrova shënoi gol me kokë, por pas disa momentesh goli u anulua nga VAR për pozitë jashtë loje.

Asistimi erdhi nga Bersant Celina i cili fillimisht kishte harkuar për Muriqin, por topi i devijuar nga ai, shkoi te një mbrojtës, i cili e largoi paksa topin, që shkoi te këmbët e Celinës që harkoi sërish për Zhegrovën që shënoi me kokë.

Momenti i lëvizjes së Celinës kur mbrojtësi largoi topin është cilësuar nga gjyqtarët si ndërhyrje në lojë dhe për këtë është konsideruar pozitë jashtë loje.

Shumë kush nuk është pajtuar me këtë vendim të gjyqtarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *