Pse simboli i kombëtares së Francës është gjeli?

Në finalen e Botërorit të Katarit 2022 do të përballen Franca dhe Argjentina. Duke nisur nga ora 16:00, të gjithë sytë e botës do të jenë te stadiumi ‘Lusail’ dhe konkretisht te dy yjet e tij më të mëdhenj, Lionel Messi dhe Kylian Mbappé.

Të dy, edhe pse bashkëlojtarë te PSG, janë në kërkim të yllit të tretë për vendin e tyre në një ndeshje që do të vërshojë emocione. Për sa i përket ‘Bluve’, një nga pyetjet që mund të lindë, kur shoh fanelat e tyre është prania e gjelit. Pse simboli i kombëtares franceze është gjeli?

Për të shpjeguar praninë e gjelit në ekipin francez, është e nevojshme të shpjegohet, së pari, rëndësia e kësaj kafshe në kulturën e vendit. Kur nuk ekzistonte ende Franca, por Galia, gjeli u shfaq në monedhat e këtij territori. Prandaj, banorët e saj e bënin lojën e fjalës me latinishten ‘gallus’, që do të thotë edhe gjel edhe galik.

Napoleoni refuzoi të kishte një gjel si simbol

Vende të tjera si Gjermania e njohën gjelin si simbol francez që në shekullin e 14-të dhe mbreti i Francës, nga shekulli i 16-të, filloi ta shfaqë gjelin në monedha, pllaka, në vulën e drejtorisë, etj. Megjithatë, kur Napoleoni mbretëroi në Francë, ai refuzoi të vazhdojë të përfaqësojë vendin me gjelin, sepse sipas fjalëve të tij: “Gjeli nuk ka forcë, nuk mund të jetë imazhi i një perandorie si Franca”.

Gjithsesi figura e kësaj kafshe, megjithë refuzimet e Napoleoni, u nguli më fort nga viti 1830, kur nisi të shfaqet në butonat e uniformave dhe në banderolat e gardës kombëtare. Në Luftën e Parë Botërore, për shembull, gjeli ishte antiteza e shqiponjës gjermane.

Që kur është gjeli emblemë në ekipin francez?

Në kombëtaren franceze u shfaq për herë të parë në vitin 1904, kur ‘blutë’ bënë debutimin e tyre kundër Belgjikës. Në Kupën e Botës që vendi francez organizoi në vitin 1998, maskota e tij zyrtare ishte gjeli ‘Footix’.

Kësaj kafshe i është dhënë simboli i ‘besimit dhe dritës’, për shkak të mënyrës së saj të të kënduarit, e cila përfaqëson fundin e ‘natës dhe ligësisë’. Dhe për sportistët francezë, gjeli ka edhe kuptimin e kapërcimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *