Pse argjentinasit po e poshtërojnë Mbappen kaq shumë? Kjo mund të jetë arsyeja

Futbollistët e Argjentinës së bashku me tifozët e tyre po vazhdojnë “sulmet” brutale ndaj Kylian Mbappes edhe pas finales së Kupës së Botës kur Argjentina e mposhti Francën për ta fituar trofeun e tretë në histori.

Fillimisht, gjatë festës në dhomën e zhveshjes, ata mbajtën një “minut heshtje” për sulmuesin e Paris Saint-Germainit dhe pas kësaj qëndroi portieri argjentinas Emiliano Martinez.

Madje edhe gjatë festës në autobus në Buenos Aires, Martinez nuk ka harruar rivalin e tij “të preferuar”, ndaj ka mbajtur një kukull fëmijësh me fytyrën e Mbappes.

Ditën e sotme në rrjetet sociale është shfaqur një video ku shihen argjentinasit duke djegur një arkivol me imazhin e Mbappes.

Çfarë i zemëroi kaq shumë lojtarët dhe tifozët argjentinas me temperament? Është ndoshta një nga deklaratat e Mbappe para finales.

“Argjentina dhe Brazili nuk kanë një nivel të tillë konkurrence në Amerikën e Jugut, futbolli nuk është aq i zhvilluar sa në Evropë. Dhe prandaj kampionatet botërore fitohen gjithmonë nga evropianët”, ishin fjalët e Mbappes që u përdorën nga argjentinasit fillimisht për motivim, e më pas për “hakmarrje” pas ndeshjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *