Pse Agim Ademi duhet të jetë në krye të FFK-së?

Se kush duhet të jetë në krye të FFK-së ka ngjallur debat të gjërë ndër ne dhe ka vënë në lëvizje shumë njerëz, aktivistë, shoqata, klube etj., fatkeqësisht disa nga të cilët nuk kanë kontribuar asgjë e lirisht mund te themi se të tillët as që e duan futbollin.

Si trajner i futbollit, si njeri që një pjesë të mirë të jetës ja kam kushtuar dhe ja kushtoj futbollit në Kosovë, besoj kam të drejtë t’i them nja dy fjalë për këtë.

Per fillim, per ata qe nuk e dinë, kryetari e zgjedhin 58 delegatë të Kuvendit zgjedhor të FFK-së, (para 4 viteve z. Ademi u zgjodh me po aq vota sa delegat – indikator kogja interesant)?

Sa per informim, edhe pse jam drejtues i nje shkolle të futbollit, nuk kam votë në keto zgjedhje, por besoj se të gjithë delegatët e kuvendit me të drejtë vote do ta shfrytezojojnë këtë duke u bazuar në disa parametra racional, per ta pasur në fund një zgjedhje të drejt dhe të dobishme për futbollin tonë.

Nga njohuritë e mija që i kam për futbollin në Kosovë dhe atë e përcjelli nga afër qysh moti, (sa për informim jam i biri i ish-Kryetarit të FFK-së Rexhep Abdullahu) nga informacionet dhe praktikat që i njoh duke qenë i angzhuar shumë dhe drejtëpërdrejtë, kam krijuar përshtypjen, që tash së fundi më është kthyer në bindje se, Agim Ademi meriton të jetë Kryetar edhe për mandatin e ardhshëm katër vjeçar.

Agim Ademi që para lufte ka qenë i kyqur në futboll, në fillim si futbollist aktiv, për të vazhduar më vone, pas perjashtimit të futbollit nga okupatori serb, si themelues dhe financues i KF Kosova, ndërsa nga viti 1992 ishte edhe kryetar i këtij klubi.

Më vonë u kyq edhe në Federatën e Kosovës, ku për një kohë të gjatë kontributin e tij e dha si zëvendës kryetar deri sa ishte gjalle Fadil Vokrri.

Mos të harrojmë se Kryetari aktual Ademi në FFK në forma të ndryshme është i angzhuar dhe kontribues tash e rreth 25 vite, pra nuk është e rastësishme që ai është aty ku është. Thjeshtë është dashtë punë e mund, kohë të gjatë për të arritur në majat e shtëpise më të madhe të futbollit të Kosovës. Nga kjo mund të kuptohet se z. Ademi ishte i kyçur, në forma të ndryshme, edhe në vitet e paraluftës, në kohën siç disa e quajnë ‘futbolli i livadheve’, të cilat siç dihet ishin kohët më të rrezikshme dhe më të vështira për futbolli tonë, atëherë përkrahja ime për z. Ademi fiton në peshë pa dyshim. Por gjithsesi kjo nuk është e tëra. Kryetari Ademi pergjate viteve si kryetare i Federatë se Futbollit ka pasur shumë suksese e unë do t’i përmend vetëm disa prej tyre, pra në katër vitet e fundit kryetari Ademi ka shënuar keto suksese konkrete:

– Rritje te buxhetit vjetor e cila tanimë ka arritur shifren në 17 milion.

– Rritje enorme të aseteve të Federatës; Me ardhjen e Agim Ademit në krye të shtepisë me të madhe të futbollit, prona me rreth 35 ari toke, në të cilën ky institucion në fillim ishte me qira, u ble nga federata jonë. Për më tepër me ardhjen e z. Ademi u ndertua edhe Kampi Nacional në Hajvali me 10 hekar tokë, e krejt këto, duke mos përfshi investimet në 7 regjionet e Kosoves, sipas çmimit të tregut, vlera e tyre kap shifrën rreth 20 milion eurove.

– Ndihmë te vazhdueshme financiare dhe jo vetëm, për të gjitha klubet dhe shkollat e futbollit te Kosovës.

– Ndërtim shumë të suksesshëm të grupmoshave të reja të perfaqësueses së Kosovës; U15, U17, U19 e U21.

– Aplikimin për një afat shumë të shkurtër të VAR teknologjisë në super ligën e Kosovës e që shumë shpejt pritet që kjo teknologji të zë vend edhe në ligën e parë të Kosovës.

– Një sukses pak i përmendur, por i domosdoshëm per sukses të vazhdueshëm dhe më të shpejt të futbollit të Kosovës, është edhe masovizimi i futbollit, i cili krahasuar me periudhën e para katër viteve tani ēshtë afro 66 për qind me i lartë.

– Formimi i ligës së tretë të Kosovës, ligës së veteranëve dhe ligës së vajzave brenda katër viteve të fundit.

– Licencimin e trajnerëve në Kosovë me C dhe B licencë e që së shpejti do të ofrohet edhe licenca A e të cilat nuk kanë qenë me heret në dispozicionin e të interesuarve për licencim të tillë – me heret është dashur të shkohet në Tiranë, konkretisht ne Kamëz.

– Krijimin e raporteve të shkëlqyeshme me drejtuesit më të lartë të UEFA-se dhe FIFA-së.

Në fund sinqerisht do tē deshiroja që kushdo që mendon se me Agim Ademin futbolli ka pasur ngecje t’i permend ato, po ama edhe t’i argumenton, por ju kisha lutë mos te lëshoheni në afate të mbajtjes së Kuvendit ‘jo me heret jo me vonë’, se ato mua nuk me duken se qojnë peshë fare. Në këtë garë duhet të merren parasysh sukseset, arritjet dhe ngecjet e dështimet e mbi bazën e tyre të vendoset për kreun e FFK-së. Ashtu siç ju thash në fillim, edhe pse jam drejtues i një shkolle futbolli nuk kam votë për këto zgjedhje për kryetar të FFK-së por me besoni, po ta kisha, ajo votë do të shkonte për Agim Ademin sepse thjesht e dua futbollin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *