Roman Abramovich thuhet se do të aktivizohet personalisht në transferimin e Erling Haalandit nga Borussia Dortmundi.
Pronari i Chelseat e di nevojën e madhe që ka skuadra për një golashënues dhe beson se norvegjezi do të jetë një zgjidhje afatgjate.
Abramovich edhe në të kaluarën ka bërë befasi të tilla, duke u angazhuar vetë në marrëveshjet për transferimin e lojtarëve në Stamford Bridge.
Sipas asaj që raporton Daily Express, Dortmundi nuk do e lejoj largimin e Haalandit nëse nuk pranojnë rreth 120 milionë euro.
Mësohet se Chelsea është e gatshme që të ofrojë Timo Wernerin dhe një pjesë të parave për të realizuar marrëveshjen me skuadrën gjermane.
Por, blutë janë në dijeni se do të jetë e vështirë të transferojnë Haalandin, shkaku që në garë janë edhe Manchester United, Manchester City, Real Madrid dhe Barcelona.