Prokurorët po analizojnë detajet e kontratave tek zyret e Juventusit, mund të ketë një dënim të madh

La Verità në ballinën e saj sot i kushton hapësirë të mjaftueshme çështjes së fitimeve kapitale dhe hetimit Prisma të Prokurorisë Publike të Torinos.

Gazeta sqaron se edhe faturat, pagat dhe pagesat janë në pikën e hetuesve. Prokurorët synojnë të analizojnë në thellësi llogaritë e klubit të Juventusit dhe për ta bërë këtë janë gati t’i besojnë një konsulenti detyrën e kontrollit të pasqyrave financiare të tre viteve të fundit.

Për momentin po procedohet me komunikime të rreme nga kompanitë e listuara dhe lëshimi i faturave për transaksione inekzistente: 282 milionë (nga gjithsej rreth 320) fitime kapitale që prokurorët i konsiderojnë “fiktive”, të palidhura me të ardhurat reale dhe të ndërtuara në një formë unike për t’iu ikur tatimeve.

Nëse kjo gjë vërtetohet, Juventusin e pret një dënim i madh në këtë drejtim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *