Kampionati amerikan i futbollit po shihet nga yjet e futbollit si një opsion i mirë për të mbyllur karrierën. Një aventurë në SHBA i intrigon të gjithë.
Në MLS kanë kaluar kampionë si Zlatan Ibrahimovic, Andrea Pirlo, David Beckham, David Villa dhe Frank Lampard.
Njësoj edhe për Leo Messin, Luis Suarez dhe Sergio Busquets, të cilët kanë luajtur e fituar së bashku te Barcelona.
Në Spanjë raportojnë se Inter Miami, që ka si president David Beckham, po tenton goditjen e trefishtë për sezonin 2023/2024.
Lojtarët kanë një raport shumë të mirë me njëri-tjetrin dhe vitin e ardhshëm mund t’i shohim tek ekipi i Beckham.